Keni diarre dhe dhimbje të forta barku, ja çfarë duhet të hani për ta ndaluar menjëherë

Ndoshta keni ngrënë diçka që nuk ju ka bërë mirë ose jeni të stresuar. Pra nëse keni diarre, këto janë ushqimet që ju duhet të hani, dhe të ndaloni me njëherë diarrenë dhe dhimbjet e barkut.

Bananet

Janë lehtësisht të tretshme dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për shkak se e qetësojnë sistemin e tretjes.

Bananet përmbajnë një përqindje të lartë të kaliumit që do të zëvendësojnë elektrolitet që humbasim gjatë diarresë.

Orizi i bardhë dhe patatet

Si orizi i bardhë ashtu edhe patatet janë një burim i shkëlqyeshëm i niseshtës që tretet lehtësisht.

Ju duhet të hani patate dhe oriz pa shtuar erëza ose vaj, pasi kjo mund të irritojë sistemin e tretjes dhe të shkaktojë dhimbje.

Lëngu i mollës

Mollët janë një burim i shkëlqyer i pektinës por ato përmbajnë edhe një përqindje jashtëzakonisht të lartë të fibrave që mund të shkaktojnë probleme stomaku gjatë kohës që jeni duke vuajtur nga diarreja.

Prandaj rekomandohet të konsumoni lëng molle sepse është më lehtë të tretet./albeu.com