Rrezikonte të mbytej në plazhin e “Ujit të Ftohtë”, shpëtohet në kohë e moshuara

Foto ilustruese

Një ngjarje ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë tek plazhi i “Ujit të Ftohtë”, ku një e moshuar ka rrrezikuar të mbytej.

Fatmirësisht shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, ka mundur të shpëtojë.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim policie

Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 7.08.2022 14:08