“Të dashuroj”, Eros Grezda i shpreh ndjenjat publikisht Oriola Marashit (FOTO LAJM)

Futbollisti Eros Grezda, i cili prej kohësh është në një marrëdhënie me modelen Oriola Marashi, i ka shprehur ndjenjat publikisht. Përmes një komenti që ka lënë në një nga fotot e publikuara nga vetë modelja, Grezda shkruan se e do shumë.

“Kam rënë në dashuri me ty”- shkruan ai.

Ky koment ka marrë edhe replikën e vetë Oriolës, e cila shprehet se është me shumë fat, që futbollisti e dashuron.

“Fatlumja unë,”– ia kthen modelja.

Dyshja janë prej muajsh në një lidhje me nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë publikisht.


Shtuar 21.08.2020 17:15