Tre fëmijë dhe shtatë të rritur kanë vdekur në një zjarr në shtëpi në shtetin amerikan të Pensilvanisë dhe një zjarrfikës i thirrur në vendngjarje u tmerrua kur pa se viktimat ishin familja e tij.
Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç.
Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit, që mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.
Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.
Ai tha se tre fëmijët që vdiqën, dy djem dhe një vajzë, nuk jetonin në atë shtëpi por kishin shkuar për vizitë./albeu.com