Dy ndeshje spektakolare janë zhvilluar sot në kuadër të Europa League. Manchester United – Roma dhe Villareal – Arsenal ishin dy ballafaqimet e sotme të vlefshme për ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të kësaj gare.
Në stadiumin “Old Trafford” u zhvillua një spektakël i vërtet ku u realizuan hiq më pak se tettë gola dhe pati përmbysje pas përmbysje, përcjell KosovaPress.
Bruno Fernandez hapi serinë e golave në minutën e nëntë të ndeshjes, por Roma reagoi shpejtë dhe përmbysi rezultatin në 2-1 me golat e realizuara nga Pellegrini dhe Edin Dzeko.
Por, “Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan dhe ishte Edinson Cavani ai që shënoi dy gola për ta rikthyer avantazhin e vendasve, kurse pas tij realizuan edhe dy mesfushorët Fernandez dhe Pogba si dhe Greenwoord për ta vendosur rezultatin final të kësaj ndeshje.
Ndryshe ishte situata në Spanjë ku Villarreali e priti Arsenalin të cilin edhe e mposhti me rezultat të ngushtë 2-1. Për vendasit realizuan Tigueros dhe Albiol, kurse golin e vetëm për vizitorët e shënoi Pepe nga penalltia në minutën e 73’.
Në këtë ndeshje pati edhe dy kartona të kuq, nja një për secilën skuadër. Tek Arsenali u përjashtua Dani Ceballos, kurse nga radhët e Villarrealit u ndëshkua me karton të kuq Capoue.