Dy të rinjtë shqiptarët që i vunë zjarrin qendrës së azilit në Gjermani, kanë dalë sot përpara gjykatës.
Dy të rinjtë e publikuan edhe në internet videon e zjarrit.
Gelaj B., 24 vjeç dhe Kledi D., 26 vjeç akuzohen për zjarrvënie të rëndë dhe rrezikojnë shumë.
Dëmet e shkaktuar nga zjarri shkojnë deri 120 mijë euro. Ndërsa policia gjermane ka thënë se është fat që nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar në njerëz.
Dy të rinjtë pas ngjarjes kërkuan falje. Njëri prej tyre tha:
“U tregova budalla, isha i zemëruar”, mësohet të ketë thënë njëri prej tyre.