Shqipëria “dhuratë” për Ukrainën: Ju jemi mirënjohës!

Ukraina ka marrë ditën e sotme fondin e ndihmës prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko, i cili në reagimin e tij falenderon vendin tonë për ndihmën.

“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko./albeu.com/