Burgu i Peqinit është përfshirë nga revoltat.
Sipas burimeve, bëhet me dije se ditën e sotme tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.
Të lidhura
None found
Në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur.
Gjithashtu mësohet se të tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin dhe ende nuk dihen arsyet e kësaj situate.
Njoftimi zyrtar
Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.
A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./albeu.com/
