Deputeti Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kreut të AKU-së, Syrja Binaj, i cili ishte prekur nga koronavirusi.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Gjiknuri thekson se me pikëllim kishte marrë vesh lajmin e trishtë, ndërsa theksoi se sot Vlora humbi një nga drejtuesit e vet të përgatitur e PS një prej aktivistëve të saj.
Postimi i Gjiknurit:
Me pike?llim mora lajmin e trishtë se miku ynë Syrja Binaj e humbi betejën me virusin COVID-19. Familja e tij humbi njeriun e dashur e të përkushtuar.
AKU Vlorë humbi një prej drejtuesve të vet më të përgatitur dhe profesionist. Partia Socialiste e Vlorës humbi një prej aktivistëve dhe kordinatorëve të saj më fisnik dhe energjik.
Gjej rastin t’ju bëj thirrje me insistim të gjithë qytetarëve të vlerësojnë maksimalisht rrezikun që u kanoset nga COVID-19 dhe të ndjekin në mënyrë strikte protokollet e sigurisë sipas rekomandimit të autoriteteve shtetërore.
Ngushe?llimet me? te? sinqerta Familjes Binaj!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Syrjain!