Shpërthen në lot, caktohet masa e sigurisë ndaj 23-vjeçarit që vrau shokun e ngushtë

Është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” për Stjuart Smakaj, 23-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e mikut tij, Gledis Kraja.

Burime nga salla ku është zhvilluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës, bëjnë me dije se Smakaj ka shpërthyer në lot gjatë seancës, ndërsa kujtojmë se vrasja e mikut të tij, rezulton nga hetimet të ketë qenë aksidentale, pasi shenjestra e atentatit e Stjuart dhe Sabian Smakaj ishte Denis Halili.

Mësohet se gjtatë seancës, Stjuarti nuk ka folur pasi e kishte të pamundur për shkak të asaj që ka ndodhur ndërsa avokati i tij, Elvis Alivodaj ka thënë se ishin shokë të ngushtë me të ndjerin Kraja.


Shtuar 20.08.2020 09:34