“Më morën me shkelma, kam frikë të jetoj këtu”, gruaja rrëfen tmerrin e grabitjes

Mrik Ndoja është gruaja nga Puka e cila ra pre e grabitjes dhe dhunës nga disa persona të maskuar. Ajo ka deklarhar se autorët e rrahën, e morën me shkelma, e kanë lidhur dhe pastaj ikën. 70- vjeçarja shprehet se është zgjidhur duke përdorur dhëmbët dhe ka njoftuar komshinjtë.

gruaja puke iui-770×393

Ndoja thotë se s’ka burrë apo fëmijë dhe tashmë ka frikë të jetojë në fshatin ku u martua dhe jetoi për 50 vite, në Kishagji 20 kilometra larg Pukës.

“Më hodhën përtokë. Më thanë ku ke paratë. Po për zotin më rrahën. Në krah kam dëmtime. Më morën me shkelma.

Nuk e di sa ishte ora. Zoti më ka zgjidhur. Nuk e di, me dhëmbë jam zgjidhur. Jo, jo nuk ka ndodhur. Në fshat ka ndodhur gjithmonë.
Nuk i njoh autorët. çfarë të them? Thirrja ime është që të gjejnë autorët. S’kam bërë keq, s’kam dhunuar kënd. S’kam burrë e fëmijë. Kam frikë të jetoj këtu.”- tha Ndoja për News24.

Mësohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës dhe i kanë shkuar tek krevati Ndojës.

Ata e lidhën dhe i kërkuan paratë. 70- vjeçarja i tregoi vendin ku kishte librezën e pensionit, pasi kishte tërhequr lekët për 3 muaj. Po ashtu ata morën dhe disa para të tjera të të moshuarës.

70- vjeçarja nuk mundi të reagonte pasi kishte një frakturë në këmbë, teksa autorët e maskuar e goditën atë në krahun e majtë, brinjë dhe kokë.


Shtuar 20.08.2020 09:22