Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje çdo ditë që qytetarët të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maska.
Madje është ndaluar muzika në lokale pas orës 20:00 si edhe janë vendosur gjoba për pronarët e restoranteve që organizojnë dasma.
Por çfarë ka ndodhur së fundmi në Shkodër?
Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, disa efektivë policie janë kënaqur duke kërcyer në një dasmë në Shkodër. Të armatosur dhe të veshur me uniformën e policisë ata kërcejnë dhe nuk respektojnë distancimin social. Ajo që vihet re është se efektivët kanë vendosur vetëm maska, por gjithsesi kjo nuk justifikon veprimet e tyre.
“Shteti në aksion. Për të disatën herë, tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarte!”, shkruan personi që ka dërguar videon