I keni parasysh ato ditët e lodhshme majë takave duke rendur nga një cep në tjetrin? E kemi fjalën për ato ditët e stërgjata që duket se s’kanë fund. E dimë, po aq e pafundme është edhe dëshira për të mbathur një palë këpucë të sheshta. Si i bëhet?
Në videon e fundit të postuar në Instagram-in e saj, Majlinda Bregu na tregoi se kur lodhesh me taka, hiqi dhe vish ç’të të gjendet. Ish-deputetja e Partisë Demokratike shquhet për natyrën e saj sportive andaj nuk e ka menduar dy herë të veshë shapkat e mikes së saj, ndonëse këto i rrinin pak të mëdha. Ndjekësit jo vetëm që e kanë komplimentuar për këtë anë të saj të shkujdesur, por kanë edhe eksperiencat e tyre kur janë gjendur në një situata të ngjashme.
Të lidhura
None found
View this post on Instagram
Kujtojmë se zonja Bregu është tërhqur nga skena politike shqiptare që prej 2019-s. Ajo jeton tanimë në Sarajevë, ku vijon karrierën si sekretare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
