Pasi Maqedonia e Veriut vendosi që të dërgojë disa tanke në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër forcave ruse, ka ardhur edhe reagimi i disa personaliteteve ukrainase.
Ata kanë falenderuar RMV-në për ndihmën e ofruar dhe kanë kritikuar disa vende perëndimore, veçanërisht Gjermaninë.
Në profilin e “Twitter” të gazetarit të “Kyiv Independent”, Ilija Ponomarenko, i cili i pari e bëri të ditur informacionin për donacionin, shihen dhjetëra komente pozitive drejtuar Maqedonisë.
+ more T-72 tanks coming from ??North Macedonia
— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) July 29, 2022
Edhe aktivistja për të drejta të njeriut, Victoria Amelina ka shprehur falënderime duke shkruar se pas fitores ndaj agresorit rus, nëse mbijeton, Maqedonia e Veriut do të jetë destinacioni i saj i parë për pushime.
+ more T-72 tanks coming from ??North Macedonia
— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) July 29, 2022
Kujtojmë se sipas burimeve, qeveria e RMV-së ka marrë vendim që t’i dhurojë Ukrainës 30 tanke T-72 dhe se tashmë ato janë duke u transportuar në destinacionin e tyre përfundimtar./albeu.com/