Mbyllet gjykata e Apelit në Vlorë, shkak koronavirusi

Gjykata e Apelit në Vlorë është mbyllur për shkak se në këtë institucion është konfirmuar një rast me koronavirus.

Aktualisht, priten përgjigjet e testimit edhe për tre punonjës të tjerë të dyshuar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Deri më sot, në Vlorë janë regjistruar 125 raste me koronavirus.


Shtuar 17.08.2020 13:04