Sapo ndodhi! Presidenti Biden “shfaqet” në Sheshin Skënderbej, mesazh për shqiptarët (VIDEO)

Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Shqipërinë për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe hapjen e Negociatave me BE-në.

Përmes një videoje nga Sheshi Skënderbej, ku shfaqet vetë Joe Biden, dëgjohet urimi i tij drejtuar shqiptarëve, lidhur me këtë përvjetor të rëndësishëm mes dy vendeve.

Biden ndër të tjera falenderoi Shqipërinë për ndihmën ndaj komunitetit Perëndimor dhe shtoi se dëshiron që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej.

“Popullit shqiptar i dërgoj urimet më të përzemërta në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve tona diplomatike. Sot Shqipëria dhe SHBA janë anëtare të NATO-s. Dua gjithashtu të falenderoj popullin e Shqipërisë për mikëpritjen tuaj. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku”, u shpreh ndër të tjera Joe Biden./albeu.com/