Teksa ditën e sotme ka qenë 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, në sheshin Skënderbej ka nisur grumbullimi i qytetarëve për festën e organizuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës me këtë rast dhe atë të çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ajo që bien ë sy është skena e ndërtuar përreth statujës së heroit kombëtar, e cila është rrethuar nga yjet me ngjyrë të verdhë, që simbolizojnë 27 vendet anëtare të unionit.
Koncerti ku do të marrin pjesë disa këngëtarë të njohur si Flori Mumajesi, Fifi apo Ronela Hajati pritet të nisë në orën 19:30, por ende nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të zgjedhë të flasë para të pranishmëve./albeu.com/