Ditën e djeshme, këngëtari shqiptar Ermal Meta shqetësoi ndjekësit e tij me postimin në InstaStory. Ai publikoi disa foto të fytyrës së tij të fryrë që nuk dukej aspak normale dhe në një sqarim tha se nuk ndihej mirë, prandaj edhe anuloi koncertet e tij.
Por gjendja nuk qenka kaq serioze sa ç’përcillej nga postimet e këngëtarit. Ai ka qentësuar ndjekësit ditën e sotme.
“Teksa lexoj portale të ndryshme, duket sikur jam duke vdekur”-shkruan fituesi i Sanremos.
“Qetësohuni njerëz. Do çlodhem dhe kortizonët do bëjnë punën e tyre. Shihemi pas ca ditësh.”, shkruan Ermal Meta në Twitter.
A leggere certi siti pare che io stia morendo. Tranquilli raga, riposo e cortisone faranno il loro. Ci vediamo fra qualche giorno. ?
— Ermal Meta (@MetaErmal) July 26, 2022