Barcelona ka verën në dispozicion për të shpëtuar lavdinë e skuadrës.
Humbja ndaj Bayern Munich ka vëne edhe një herë në pah nevojën për ndryshime rrënjësore.
Emri i parë që do të zëvendësohet është ai i trajnerit, dhe në listë është edhe emri i Mauricio Pochettino.
‘The Sun’ jep versionin me Mauricio Pochettino dhe pesë lojtarë të rinj që mund ta shpëtojnë lavdinë e skuadrës.
Dy lojtarë për fazën e sulmit, dy për mbrojtjen dhe një mesfushor besohet se nën urdhrat e Pochettino dhe krahë Lionel Messi e Frenkie de Jong mund ta rikthejnë skuadrën në krye.