Paketa Antishpifje ka hasur shumë rezistencë që në momentin e parë që u hodh si ide e më pas edhe kur u propozua projekti.
Bashkimi Evropian i ka kërkuar qeverisë që të pranojë rekomandimet nga Këshilli i Evropës për paketën anti/shpifje dhe të bëjë rregullime në të.
Zëdhënësja Ana Pisero ka deklaruar se qeveria duhet të shfrytëzojë shansin e dhënë nga presidenti Ilir Meta duke kthyer mbrapsht ligjin për të reflektuar ndryshime.
“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetèsimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar.
Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t’i pranuar rekomandimet. Ne shpresojmë se kjo të realizohet”, tha Pisonero. /albeu.com/