Sllovakia nuk dëshiron që t`ia dhurojë por t`ia shesë Ukrainës 11 avionët e saj luftarakë MiG-29. Ministri sllovak i mbrojtjes Jaroslav Nad tha se vendi i tij nuk ishte mjaft i madh për të qenë në gjendje qe t’i dhuronte avionët luftarakë të cilët pilotët ukrainas mund t’i operojnë lehtësisht. Gjithsesi Bratislava është e hapur për bisedime për transferimin e flotës së saj në Ukrainë.
Ministri sllovak i mbrojtjes tha se çdo avion luftarak MiG-29 vlente rreth 35 milionë Euro.
Nad tha se 11 avionët do të ndalonin së operuari nga Forcat Ajrore Sllovake nga fundi i muajit Gusht. Pas kësaj avionët çekë dhe polakë priten të marrin përsipër mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë nga fillimi i Shtatorit.
“Menjëherë kur t’i zbarkojmë dhe çekët dhe polakët do të marrin përsipër policinë ajrore, ne mund të diskutojmë për të ardhmen e avionëve tanë luftarakë MiG-29“, tha ministri sllovak.
Sipas tij pala sllovake është e hapur për diskutim të gjerë rreth aspekteve financiare dhe të gjitha aspekteve të tjera të dorëzimit të këtyre mjeteve luftarake, por ende nuk është marrë asnjë vendim.