E “mbytën” në plumba pak metra larg komisariatit, si u vra Saimir Jaku në qendër të Rrëshenit

Ditën e sotme Policia e Lezhës lajmëroi se është arrestuar vrasësi i ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e Vendit, Saimir Jakut.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Dorian Keqi, 40 vjeç, i cili dyshohet se vrasjen e ka kryer kundrejt një pagese, me porosi të nje grupi të strukturuar kriminal që tashmë janë identifikuar.

Të lidhura

None found

Si u vra Saimir Jaku?

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 9 shtator të vitit 2016. Jaku ishte duke pirë kafen e në një lokal në qendër të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit. Bashkë me Jakun ishte edhe Gjergj Prenga, i cili mbeti i plagosur.

Jaku i kishte shpëtuar edhe një atentati para vrasjes. Ai ishte qëlluar me breshëri plumbash në rrugicën e lagjes së tij. Motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja.

Ndërkohë, autorët e maskuar qëlluan me breshëri plumbash në lokalin ku Jaku ishte, duke e lënë të vrarë në vend. Pas ekzekutimit, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe një ditë më vonë u gjet makina e djegur me të cilën dyshohet se ata lëviznin.

Siç bëri me dije sot policia, autori Dorjan Keqi e vrau Saimir Jakun për llogari të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Kush ishte Saimir Jaku?

Saimir Jaku mbante postin e Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit ndërsa nga 1 shtatori 2016 kishte kaluar në pozicionin e shefit të Sektorit të Asistencës Teknike Skada plus GIS në Drejtorinë Qëndrore të Tensionit të Lartë në Tiranë.

Ai ishte zgjedhur anëtar i këshillit të qarkut të Lezhës nën siglën e PS, në 2015 kandidoi dhe për kreun e këshillit të qarkut të Lezhës por nuk mundi të fitojë, përballë Nikolin Kaçorrit dhe Bardhok Pulajt.

Seria e vrasjeve për hakmarrje

Vrasja e Jakut dyshohet të jetë në serinë e vrasjeve për hakmarje mes dy familjeve në Rrëshen, Gjini e Reçi. E fundit në të serinë e vrasjeve ishte ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit.

Kalvari i vrasjeve dyshohet se nisi për prishjen e pazareve të drogës, dhe deri tani nga përplasja mes dy familjeve janë ekzekutuar 5 persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi,

Pas Jakut, një vit më pas u vra në Itali Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua. Nga hetimet rezultoi se ai ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Viktima e radhës ishte në Belgjikë, Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest. Vrasja ishte e lidhur me atë në Rrëshen dhe Romë, por autorët nuk u zbuluan.

Armando Gjini ishte viktima e radhës. Ai u ekzekutua në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit. Ai njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetcio