Ish zv.drejtori i OFL, Artan Shkëmbi i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, i kërkon Gjykatës së Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra” vendosur nga Gjykata e Tiranës.
Shkëmbi i është drejtuar me rekurs të Lartës duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, që nuk kanë pranuar të heqin masën dhe rikthejnë në detyrë Shkëmbin.
Ky i fundit akuzohet se ka nxjerr informacione për dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar kështu veprimet hetimore që po kryheshin.
Shkëmbi gjithashtu ka bërë rekurs edhe ndaj 2 vendimeve të tjera të Gjykatës se Tiranës që e lanë atë të pezulluar nga detyra./albeu.com