Sulmi kibernetik/ Bllokimi i e-albania shtyn depozitimin e pasqyrave financiare

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vendosi sot të shtyjë depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Ky vendim vjen për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetësore, si pasojë e të cilit edhe postali e-albania nuk punoi.

Sipas këtij vendimi, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë se ka qenë i bllokuar portali e-albania.

Postimi i plote:

Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.

Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar./albeu.com