Largimet e Insigne dhe Mertens, Napoli kërkon “shpëtim” te Sassuolo

Pas largimeve të Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, Napoli është duke kërkuar me urgjencë alternative në sulm.

Napoletanët kanë “piketuar” objektivin kryesor dhe ai është ylli i Sassuolos, Giacomo Raspadori.

Sipas “Sky Sports”, Napoli është gati të bëjë një ofertë deri në 30 milion euro për Raspadorin.

Kujtojmë që në radarin e Napolit është edhe Armando Broja, po kohët e fundit situata e shqiptarit te Chelsea është e paqartë dhe interesia nga Italia është “zbehur”./albeu.com