Një 60 vjeçar në Lezhë është arrestuar dhe është dënuar me burg pa afat pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.
Ditën e sotme, Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg pa afat shtetasin me iniciale V.N.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Por edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren, në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masen e sigurisë burg pa afat. /albeu.com/