Pas 10 vjeçarit në Spille, një 6 vjeçare rrezikon të mbytet në Vlorë: Kjo është gjendja e saj shëndetësore

Një 6 vjeçare është shpëtuar mrekullisht nga mbytja në plazhin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në plazhin “Uji i Ftohtë”.

E mitura është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Pediatresë Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com