Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste.
Rama është ndalur tek rëndësia që u është dhenë grave dhe vajzave në këtë garë.
Sipas kryeministrit PS është një parti e mençur, pasi gratë e kuptojnë më shumë.
“Kam qenë gjithmonë partizan i idesë që statuti duhet të ketë sa më pak të tilla sepse ato që ti vë duhet pastaj ti zbatosh. Por te kjo e grave dhe vajzave e kam të pamundur të pajtohem. PS është një parti që gratë e kuptojnë më mirë seç e kuptojnë burrat. Që do të thotë se është një parti më e mençur. Nuk mund ta tolerojnë që të kemi një parti në territor që të ketë një grup të tillë, kudo qoftë.
Ajo që më rezulton është se në ato komunitete që ka gra janë edhe më të mençura, janë burrat problematikë. Një vend që nuk ka ekuilibër gjinor është një vend që rri me një këmbë. Një vend gjysmagjel. Një nga arsyet që pse ne i kemi dhënë më shumë hapësirë grave dhe vajzave”, deklaroi Rama.
Në fjalën e tij, Rama tha se PS ka nevojë për persona që të sjellin një frymë të re brenda partisë./albeu.com/