Pritja ka marrë fund. Katër ditë pas skuadrës, Xavi ka arritur të udhëtojë në Miami për turneun amerikan.
Pasi kaloi natën në një hotel në Madrid dhe zgjidhi problemet e vizës në ambasadën amerikane, trajneri i Barcelonës fluturoi për në Florida.
Xavi hasi probleme me vizën pasi kishte udhëtuar tre herë në Iran, shtet “armik” i SHBA-së si futbollist i Al Sadd.
Tekniku i katalanasve humbi ndeshjen e parë ndaj Inter Miami, të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultatin e thellë 6-0 dhe në pankinë ishte pikërisht vëllai i tij.
Tanimë tekniku ka kohën e mjaftueshme për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e ardhshme që do të luhet ditën e shtunë përballë Real Madridit./albeu.com