I ngulën thikën pas shpine 27 herë, ja çfarë i nxori zbuluar vrasësit e Regis Runajt

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan, që ndodhi disa javë më parë pramë varrezave të qytetit.

Mësohet se vrasësit u tradhtuan nga ADN e viktimës. Nga hetimet rezulton se Runaj po ecte në motor me Xhuljo Hoxhaj.

Kur janë afruar tek varrezat, ekzekutori i ka kërkuar Runajt të ndalonte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine. Pastaj e ka goditur dhe 26 herë të tjera.

Ndonëse motorrin e ka larë në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur aty.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dy të dyshuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj shfaqen në kamera sigurie tek palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes. Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin. Të dy shfaqen ne kamera përballë shtëpisë së Ramazanit.


Shtuar 12.08.2020 09:26