Gjendet një trup i dekompozuar në brendësi të një pallati të pa përfunduar në qendër të Vlorës pranë sheshit të flamurit . Dyshohet për vdekje natyrale.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të një pallati në ndërtim, është gjetur pa shenja jete, një shtetas ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com