Raportet Kroaci-Serbi, ky është qëndrimi i kroatëve të Vojvodinës

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Žigmanov, kanë dënuar çdo veprim që i tensionon raportet mes Serbisë dhe Kroacisë.

Žigmanov, ka thënë të martën se “anëtarët e komunitetit kroat në Serbi nuk do të lejojnë që kroatët në Serbi të tërhiqen në një valë të re të shkeljeve të marrëdhënieve kroato-serbe”, raporton Tanjug.

Raportet Serbi-Kroaci u acaruan kur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq iu ndalua hyrja në Jasenovacit, lokacion ku Serbia pretendon se janë kryer krime ndaj serbeve për gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E Žigmanov mendon se “Vuçiqi e ka të drejtën ta vizitojë Memorialin e Jasenovacit”, por shton se “Beograd s’ka të drejtë ta cilësojë Qeverinë kroate si qeveria ustash”./Express

 


Shtuar 20.07.2022 08:23