“I miri jonë”, edhe ish-partnerja e Stresit në zi për Brilant Martinaj, publikon fotot me të ndjerin (FOTO LAJM)

Brilant Martinajt mbeti i vdekur pas atentatitit më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku gjithashtu u vranë dhe Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Martinaj ka qenë mik i ngushtë i këngëtarit Stresi i cili ka treguar se po e përjeton mjaft rëndë këtë ngjarje dhe reperi ka anuluar edhe koncertet e momentit.

Por jo vetëm Stresi, duket se një miqësi të ngushte ai ka patur edhe me ish-partneren e tij, Keisi. Kjo e fundit e ka kujtuar të ndjerin me anë të disa postimeve në profilin e saj në instagram, ku ka publikuar disa foto dhe video të reperit Stresi me viktimën Brilant Martinaj, ku ka qenë dhe ajo e pranishme së bashku me një grup miqsh.

“I miri jonë”- shkruan ajo krah videos që e ka shoqëruar me këngën e Dafina Zeqirit, ‘Malli’.