Sulmi kibernetik, Kryeministria: Kundërofensiva e AKSHI-t po ecën me ritme të shpejta

Kryeministri ka njoftuar se çfarë po ndodh me platformat online të shërbimeve publike, të cilat prej ditësh janë ndaluar së funksionuari për shkak të një sulmi kibernetik. Në përditësim, Kryeministria thotë se kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme te shpejta dhe ne përputhje me planin e emergjencës.

Njoftimi:

Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecen me ritme te shpejta dhe ne perputhje me planin e emergjences.

Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet.
Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.
Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:
– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;
– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;
– Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.
Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.
Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë.
Falenderojmë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin dhe mirëkuptimin në përballjen me këtë armik kibernetik të përbashkët.
Siguria kibernetike dhe ofrimi i shërbimeve publike online ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 11:43