Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria ulet sot në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar

Ndërsa sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama ka bërë një postimin në Facebook.

Rama shkruan se sot Shqipëria do të ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj

“MIRËMËNGJES

me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkruan Rama.

Agjenda:

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles).

Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:

Edi Rama, Kryeministër

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Von der Leyen

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de la Loi 155, 1040 Bruxelles)

Tryeza e parë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE

Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm

Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë

Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik

Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

Tryeza e Dytë

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim

Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm

Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm

Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave

Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE

Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike

Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ

Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë

Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE

Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së

Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.


Shtuar 19.07.2022 08:16