10 truke efektive si të luftoni urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Rutina jonë e përditshme, puna dhe shqetësimet që kemi na bëjnë të ndihemi të stresuar dhe në ankth. E shpeshherë kur jemi në ankth, strehimin e gjejmë tek ushqimi. Por kjo nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, nëse doni një trup elegant dhe të shëndetshëm. Ka disa mënyra si ta përballoni ankthin, pa ngrënë ushqime që s’janë të shëndetshme.

1- Kur jeni në stres përtypni çamçakëz pa sheqer! Do t’ju kthejë qetësinë dhe përqendrimin.

2- Mos vraponi te frigoriferi, por bëjini vetes një çaj relaksues, se përveçse ju largon toksinat, edhe qetësoheni!

3- Çdo gjë që përmban kafeinë mos e futni në gojë në ato momente! Pini çaj ose ujë me limon!

4 – Hani ushqim pikant, por jo çdo ditë, përveçse do të djegë kaloritë, largon stresin.

5- Shmangni të kuqen dhe të verdhën në ushqim, ju bëjnë më të uritur!

6- Hani ushqime që ju ndihmojnë të prodhoni hormonin e lumturisë, serotinën! Pra hani kumbulla, ananas ose pini lëngun e tij, hani spinaq.

7- Hani bukë me vaj ulliri për mëngjes!

8- Vendosni pak aromë nenexhiku në hundë! Zvogëlon oreksin dhe nëse lyeni dorën me vaj esencial nenexhiku do të ndiheni më pak të stresuar.

9- Hani arra ose gjysmën e një bananeje, jo akullore, e ëmbëlsira të tjera!

10- Hani ngadalë! Për shembull 20-25 minuta ia kushtoni ngrënies!


Shtuar 19.07.2022 07:35