Arsenal futet në garë për yllin e Bayern Munich

Arsenali i është bashkuar gjigantëve të La Ligës, Real Madrid, në një garë për të nënshkruar me anësorin e Bayern Munichut, Leroy Sane këtë verë.

Sipas “Fichajes.net”, Arsenali po shqyrton një lëvizje për ish-anësorin e Manchester City, i cili i është ofruar Real Madridit nga përfaqësuesit e tij. “Topçinjtë” pritet t’i ofrojnë konkurrencë të fortë skuadrës së Carlo Ancelottit për gjermanin, i cili thuhet se vlerësohet në 50 milionë euro nga Bayerni.

Çmimi mund të jetë i volitshëm pasi anësori i afrohet kulmit të karrierës së tij. Driblimi dhe shpejtësia drejtpërdrejtë e tij mund të jenë një aset i madh për Arsenalin dhe Real Madridin.

Sane iu bashkua Bayernit në vitin 2020 pas katër sezonesh me Cityn. 26-vjeçari shënoi 14 gola dhe 15 asistime në 45 paraqitje në të gjitha ndeshjet sezonin e kaluar, duke ndihmuar bavarezët të fitojnë titullin e Bundesligës.

Pavarësisht se anësori është një titullar i rregullt për Bayernin, agjenti i tij i ka ofruar Real Madridit një shans për ta nënshkruar atë. “Los Blancos” mund të jetë në treg për një sulmues të ri këtë verë me Gareth Bale dhe Isco që largohen nga klubi pas skadimit të kontratave të tyre muajin e kaluar.

“Topçinjtë” do të kërkojnë të frimosin me një anësor për të rrotulluar mesfushën e tyre pasi ata do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Një nxitje për Sane për t’iu bashkuar klubit të Londrës veriore mund të jetë një ribashkim me ish-ndihmës trajnerin e Cityt, Mikel Arteta, në Emirates Stadium./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 14:11