Ka arritur majat e suksesit në moshë fare të re, këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara feston sot ditëlindjen dhe mbush 24 vjeçe. Ajo ka marrë urime të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i partnerit të saj, Popi Kolës.

Ky i fundit ndau në Instagram një foto nga pushimet në Los Anxhelos, teksa shfaqet duke e puthur këngëtaren.

“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe. Gëzuar Ditëlindjen, dritë e syrit tim”, ka shkruar Popi krahas fotos me Arilenën

Ndërkohë, më pas ka ndarë edhe imazhe të ëmbla në Instastory, ku çifti shihen në momente të lumtura me njëri-tjetrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Popi Kola (@popikola)