“Pyetja kryesore që mbetet deri më tani është se sa i rrezikshëm është materiali luftarak i transportuar nga avioni ushtarak që u rrëzua”, tha prefekti rajonal i Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë, Kristos Metios, i cili ndodhet në vendin ku u rrëzua avioni ukrainas me municion ushtarak që ishte nisur nga Serbia.
Prefekti tha se të gjitha shërbimet kompetente shtetërore janë mobilizuar dhe piroteknikët e ushtrisë tashmë janë në vendngjarje dhe po punojnë.
Ndërsa pritet vlerësimi i specialistëve të ushtrisë, lidhur me materialin që ndodhej në avion si edhe me një substancë të bardhë misterioze që është gjetur në zonë,
“Nuk mund të themi asgjë më shumë për momentin, derisa të bëhet vlerësimi nëse kjo (ngarkesë) është e rrezikshme apo jo”, tha Metios.
“Ka shqetësim dhe ankth, por nuk mund të themi asgjë më shumë në këtë moment”, shtoi ai.
Prefekti i Qarkut e bëri të qartë se për sa kohë që nuk ka zjarr, nuk do të merret asnjë vendim për evakuim, përveç nëse “ka zjarr ose tym që mund të shkaktojë problem” .
Në hetime marrin pjesë edhe ekipe të EMAK-së së dytë dhe të katërt, ndërsa më herët është ngritur një dron special për të “skanuar” zonën.
Raportohet se nuk ka zjarr aktiv pasi është shuar gjatë natës, por ka disa zjarre të vogla. Gjithashtu, hyrja dhe dalja në vend është e ndaluar për qytetarët./albeu.com