‘Djajtë e Kuq’ po nguten për të arritur një marrëveshje për Jadon Sanchon.
Mirëpo mësohet se Dortmund i ka bërë të ditur Manchester United që nuk do ta shesë Sanchon nëse nuk i ofrohet shifra prej 120 milionë eurosh.
Bild raporton se e vetmja mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet është nëse skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ofron shifrën e kërkuar nga gjermanët.
Dortmundi e bleu 20 vjeçarin për 7.84 milionë euro nga Manchester City në vitin 2017.