Varianti i virusit korona ka nis një rritje rapide të prekurve në Maqedoninë e Veriut. Në dy javët e fundit janë regjistruar shifra të larta të infektuarve nga virusi korona, duke nisur kështu valën verore, thonë autoritetet. Me shkuarjen në pushime të shtetasve tanë dhe me vizitat e mërgimtarëve është shtuar edhe frekuentimi. Në çdo 24 orë pozitiv janë diagnostikuar mbi 30% e të testuarve.
Të premten nga 1.385 testet e bëra të prekur dolën 504 pacientë. Nga Komisioni për sëmundje infektive thonë se jemi në prag të valës së re.
“Pas shqyrtimit të situatën aktuale epidemiologjike në vend u konstatua se ka rritje të rasteve të reja me virusin korona për 79,9%.”, thonë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Nga Klinika Infektive thonë se janë në gjendje gatishmërie, por që aktualisht kanë të shtruar vetëm 12 pacientë të prekur nga virusi korona.
“Kontrollet ambulantore janë rreth 40-35 pacientë në ditë që nënkupton shumë më tepër për dallim nga disa javë më parë, kur numri i kontrolleve sillej 5-6 në ditë. Kjo do të thotë përshkallëzim i numrave andaj ngritët alarmi sërish për ndërgjegjësim të çdonjërit për kujdes të shtuar ndaj shëndetit personal dhe të tjerëve, kurse evitimi kurrsesi nuk mund të bëhet ndryshe përveç vaksinimit”, u shpreh Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.
“Megjithëse varianti fundit është mjaft virulent por nuk është aq i rrezikshëm sa për ti bërë pacientët për spital, nga Klinika Infektive thonë se edhe spitali modular është i gatshëm, në rast nevoje mund të hapet.
Nga Komisioni për sëmundje infektive rekomandojnë që të respektohen masat në fuqi për bartje të maskave në transportin publik, , autobusë, furgon, taksi, tren, aeroplan. Gjithashtu bartja e maskave në institucionet shëndetësore dhe të kujdesit ndaj të moshuarve, mbetet e obliguar me ligj./Alsat.mk