Aktivistët e Shoqërisë Civile janë mbledhur para Kuvendit në një protestë për të kundërshtuar dhënien me koncesion të parkut Kombëtar të Butrintit.
Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar anulimin e planit për Butrintin, por forcat e policisë që gjendeshin aty pranë i kanë ndaluar të hapnin pankartat, me arsyetimin se po bllokonin rrugën.
“Turp. Turp, duart larg Butrintit”, dëgjohet të thonë protestuesit gjatë kalimit të deputetëve për në seancë./albeu.com/