Beatrix Ramosaj është më në qendër të vëmendjes se kurrë, qoftë për projektet e reja që bën, qoftë për intervistat që jap dhe së fundmi edhe për komentet që bën në Instagram. Ka qenë pikërisht një koment i Trixës në një prej postimeve të fundit të ish-konkurentit të Përputhen, Andi Artani që ka bërë të dyshojnë se mes tyre mund të ketë dicka.
Në fakt nuk kanë thënë asgjë përtej normales, si dy të njohur apo miq, megjithatë për njerëzit sot mjafton vetëm pak dhe menjëherë nisin dyshimet. Ose ndoshta fansat dhe ndjekësit e tyre mund ta kenë parë këtë koment si vazhdim i asaj që Andi e nisi tek emisioni “Mirage”, ku u shpreh se ka një farë simpatie për këngëtaren.
Megjithatë duket se nuk ka asgjë të vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Trixa. Me anë të një postimi në Twiiter, ajo thotë se është beqare dhe po fokusohet tek vetja, ndërkohë që lajmëron se do nisë të ruhet se kujt i komenton nga frika se mund ta lidhin me të.
Gjithsesi, tani është e qartë se mes këngëtares dhe Andit nuk ka asgjë, sa për komentet në Instagram dhe Beatrixës, kjo mund të jetë edhe temë tjetër.