Policia në Fier ka vënë ka finalizuar operacionin policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Për vjedhjen e disa bizneseve, ka vënë në pranga 2 autorët e dyshuar, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M. M. alias G. M., 28 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit G. M.), si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit A. M.).
Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10.07.2022, kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj.; në datën 10.07.2022 kanë vjedhur bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S.; në datën 12.07.2022 kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.
Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit M. M. dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.