Foto ilustruese
Njësitë Speciale të Bosnje Hercegovinës e kanë arrestuar Elvis Kelmendin, djalin e biznesmenit të akuzuar për trafikim të drogës, krim të organizuar e vepra tjera penale.
Për vepra kriminale akuzohet edhe Elvis Kelmendi i cili u arrestua të martën bashkë me gjashtë persona të tjera në Sarajevë.
Aksioni i Policisë ka qenë i mbikëqyrur nga Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës me urdhër të gjykatës shtetërore, raporton “n1”.
“Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale”, thuhet në njoftim.
Operacioni është ende në vazhdim për këtë nuk janë dhënë më shumë detaje.
Naser Kelmendi, babai i Elvis Kelmendit me origjinë nga Kosova dhe me nënshtetësi boshnjake, është biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit. Përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah, Kelmendi llogaritet si personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë./albeu.com