Një shqiptar që drejtonte një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar është burgosur dhe paralajmëruar se mund të deportohej pas vuajtjes së dënimit me burg.
Jorgen Bami, 26 vjeç, u arrestua duke u fshehur në ferra jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchwood në zonën Abersychan të Pontypool.
I pandehuri fillimisht pretendoi se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe pretendoi se ishin bërë kërcënime për të vrarë familjen e tij në atdhe në Shqipëri.
Më vonë ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe u jepte këshilla kriminale të tjerëve.
Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të bardhë të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar./albeu.com