Humbi kontrrollin e makinës dhe u përplas me pemën, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Torino

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e makinës në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos.

Sipas mediave vendase, viktima është 32-vjeçari Olti Hysenaj me banim në Torino, i cili në momentet e aksidentit fatal ndodhej i vetëm në mjetin tip Ford Fiesta. Për arsye ende të paqarta, Hysenaj është përplasur me dritën e rrugës dhe më pas në një pemë.

Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët po hetojnë për dinamikën dhe shkaqet engjarjes. Në çdo rast, përfshirja e mjeteve të tjera përjashtohet./albeu.com


Shtuar 12.07.2022 14:19