Përfshihet nga flakët autobusi në Tiranë

Një autobuz është përfshirë pak më parë nga flakët teksa ishte duke ecur në zonën e Paskuqanit.

Sipas policisë, kjo ka ardhur si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 6.08.2020 11:22