Joao Felix është një nga lojtarë e Atletico Madrid më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje, teksa gjigantë të Premier League, Ligue 1 dhe Bundesligë kërkojnë shërbimet e tij.
Sipas “AS” raportohet se “Los Colchoneros” kanë refuzuar katër skuadra të mëdha për Felix, pasi spanjollen e konsiderojnë pjesë të rëndësishme në formacionin e Dieogo Simeones për sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Manchester City, Manchester United, PSG dhe Bayern Munich ishin katër skuadrat e mëdha që tentuan transferimin e Felix, por ofertat e tyre janë refuzuar nga Atletico Madrid.
Felix e ka pëlqimin e klubit dhe ai nuk është në listën e transferimeve, për më tepër portugezi ka një kontratë afatgjate deri në vitin 2026 me “Los Colchoneros”