‘Kam humbur kohë me ta’. Festoi 40 vjetorin, martesa kapitull i mbyllur? Eneda përgjigjet

“Cep më cep” është kënga e sapo publikuar nga Eneda Tarifa dhe Renis Gjoka. Këngëtarja gjatë intervistës në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin tha se kjo është një nga këngët, të tjera pritet që t’i realizojë.

Eneda ka vetëm pak muaj që ka mbushur 40 vjeç, ndaj Ermali e pyet nëse ky moment ishte reflektues dhe një etapë rilindjeje për të.

“Ndodhi një reflektim i madh me veten time patjetër dhe refleksionet ishin të tipit; që ta shijoj pak më shumë atë që bëj, pak më pak vrull se çdo gjë bëhet. Pak më shumë vlerësim për veten. Kam humbur kohe me ata që s’duhej.”

Ndër të tjera tha se gjatë këtij reflektimi, i ka kushtuar kohë edhe personave që nuk duhej apo që i është kushtuar diçkaje që nuk i ka dalë ashtu siç duhet. Megjithatë ajo nënvizoi se përpjekja gjithmonë ia vlen.

A do të ketë një martesë të dytë nga Eneda?

“Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize; do ta marr jetën si të më vij. Po erdhi le të vij. Bujrum, derë e hapur.”

Gjatë rubrikës “5 minuta”, Ermali e pyet nëse do të dëshironte një fëmijë të dytë dhe këngëtarja pohoi duke thënë “Po”, e po ashtu teksa i bën pyetjen se me kë i ka telefonatat më të gjata, u mendua e tha duke qeshur “Mami”.


Shtuar 8.07.2022 18:36